Ndeshja Vllaznia- Egnatia qe do te zhvillohet diten e neserme ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” pritet me interes ne Shkoder.
Tifozet kuqeblu po organizohen nga ndeshja ne ndeshje dhe numri i tyre pritet te jete çdo here e me i madh. Nderkohe klubi shkodran ka njoftuar se qe nga dita e sotme ka nisur shitja e biletave te kesaj ndeshje.
Çmimet e tyre jane ato te ndeshjeve te fundit, teksa nje bilete ne tribunen VIP kushton1 1500 leke, ne tribunat A dhe B kushton 1000 leke, ne tribunen D kushton 500 leke, ndersa ne tribunat C dhe E (miqte), nje bilete kushton 200 leke.
Sportelet do te jene te hapura sot nga ora 10.00- 18.00 dhe neser nga ora 10.00 deri ne fillimin e ndeshjes. Pas ndeshjes se bukur qe Vllaznia zhvilloi ndaj Tiranes, pritet qe numri i tifozeve te saj kete here te jete edhe me i madh.