Mesfushori shkodran Sebastjan Spahiu (Shpuza) është zyrtarisht lojtari më i ri i Laçit. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
22-vjeçari, së fundmi ishte pa ekip, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit belg te Superliges, atij të Mouskron. Spahiu do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa menjëherë.
Mesfushori shikohet si zëvendësuesi i Regi Lushkjes, i cili me shumë gjasa do të largohet drejt Sherif Tiraspol në Moldavi.
Sebastjan Spahiu eshte i datelindjes 30 tetor 1999. Mbase nga mbiemri duket se nuk ka lidhje shume me Shkodres, por kete mbiemer per arsye dokumentacioni e ka marre nga e ema dhe me te eshte rregjistruar ne Belgjike.
Por mbiemrin nga babai e ka Shpuza. I ati ka udhetuar nga Shkodra para 23 vitesh drejt Belgjikes, aty ku nje vit me vone ka lindur edhe Sebastjani. Para dy vitesh ai ka qene edhe pjese e kombetares U21 te Shqiperise nderkohe qe nga sot eshte bere pjese e ekipit te Laçit.
Gjergj KOLA