Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShënon Djurdjevic por goli anullohet nga arbitri Hamiti pas konsultimit edhe me...

Shënon Djurdjevic por goli anullohet nga arbitri Hamiti pas konsultimit edhe me VAR

Vllaznia shenon me ane te Djurdjevic ne minuten e 26-te por goli anullohet pas sinjalizimit te sistemit VAR. Nje vendim qe ka sjelle edhe reagimin e shkodraneve e per rrjedhoje trajneri Brdariç u ndeshkua me karton te verdhe.

Ne minuten e 4-te traversa shpëton Vllazninë. Pas kombinimit Deliu-Guindo, ky i fundit godet bukur brenda zonës, por sfera stampohet në traversën e Zogoviç.

Megjithate edhe Vllaznia u mundua te perballet denjesisht me vendasit dhe ne 2-3 momente kane dale rrezikshem para portes se mbrojtur nga Dajsinani.

Rastin me te mire e ka patur Latifi ne minuten e 17-te. Hakaj ben gjithçka mire ne krahun e majte, fut nje top ne zone aty ku Latifi gjuan menjehere me te djathten dhe topi kalon ngjitur me traversen.

Ne minuten e 26-te Djurdjevic i shmanget mbrojtjes, shmang edhe portierin dhe shenon por goli do te anullohej nga arbitri Hamiti pasi e ka pare edhe ne VAR.

LAÇI- VLLAZNIA 0-0

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Deliu, Ujka, Adeleke, Mazrekaj, Guindo.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagiç, Latifi, Gjurgjeviç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments