HomeATLETIKELuiza Gega shkruan historinë: Koleksionon dy medalje në Kampionatin Ballkanik

Luiza Gega shkruan historinë: Koleksionon dy medalje në Kampionatin Ballkanik

Sportistja shqiptare, Luiza Gega ka shkruar historinë me dy medaljet që arriti të koleksionojë në Kampionatin Ballkanik në Turqi.

Gega arriti të “rrëmbejë” dy medalje në edicionin e 27-të të këtij turneu, ndërsa atletja shqiptare doli e dyta në garën e 1500 metrave, kurse në atë të 3000 metrave u shpall kampione Ballkani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Gega ka shkruar se shkon në numrin e 8 medaljeve të arta të fituara në Kampionatin Ballkanik.

Atletja kuqezi shpallet numri 1 në historinë e kampionateve ballkanike sepse fiton medaljen numër 8 të arit, më shumë se të gjitha konkurentet e tjera në kampionatet ballkanike të sallave të mbyllura.

“Dy gara , dy medalje. 1500 metra, medalje argjendi, 3000 metra, medalje ari. E teta medalje ari që fitoj në Kampionatin Ballkanik (në salla të mbyllura).

Gjithsesi surpriza më e madhe ishte sepse sot mora vesh që u bëra sportistja e parë në historinë e Kampionatit Ballkanik që fitoj më shumë medalje ari.

Në fakt është hera e parë që provoj të bëj dy gara brenda 50 minutave. Mund ta quaj një stërvitje të mirë me finish të shpejtë, përpara Kampionatit Botëror”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments