Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Presioni në Shqipëri ndihet më tepër', Plori tregon problemin e Vllaznisë: Rezultati...

‘Presioni në Shqipëri ndihet më tepër’, Plori tregon problemin e Vllaznisë: Rezultati nuk merret me sportivitet si në shtetet e tjera

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites së sotme të vlefshme për janën e 28 të “Abissnet Superiores“. Partizani ka përmbysur Teutën, duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Kampionët në fuqi të kampionatit shqiptar gjetën të parët golin me anë të Ivanoviçit, por më pas Skuka dhe Bitri kthejnë gjithçka përmbys.

Të kuqtë shohin gjithnjë e më pranë Europën, teksa tashmë vetëm 4 pikë i ndajnë nga Kukësi i vendit të tretë. Ndërkohë Tetua zhytet në vorbullën e “play out“-it, pasi aktualisht numëron vetëm 32 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Kastrioti dhe Egnatia.

Në krahun tjetër Vllaznia dhe Laçi janë ndarë në paqe nga “Loro Boriçi“. Sfida mes tyre është mbyllur në barazim 0-0, me Shpëtim Duron kthehet të marrë një pikë pas zyrtarizimit në pankinën e kurbinasve. Pas përfundimit të takimeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

“Në ndeshje të tilla kur të jepen ato raste, po nuk i shënove është e vështirë të fitohet ndeshja.

E tillë ishte situata edhe sot. Performanca nuk ka qenë në nivelin e duhur, flas për kampionatin, pasi në Kupë ka qenë një histori tjetër.

Presioni i rezultatit në Shqipëri ndihet më tepër. Nuk merret me aq sportivitet sa në shtetet e tjera. Unë jam i mendimit se siç na ndodhi me Kastriotin, në minutat e fundit ra pak kapaciteti i lojtarëve“.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments