Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia kthehet me penallti në finalen e Kupës. Gabon Skuka dhe e...

Vllaznia kthehet me penallti në finalen e Kupës. Gabon Skuka dhe e vendos Latifi ndaj Partizanit

Vllaznia ka shkuar për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë duke mundur me penallti me shifrat 5-4 Partizanin.

Pas barazimit 0-0 në Tiranë, dueli në Shkodër është mbyllur me shifrat 1-1 pas golave të Malës dhe Aralicës brenda 90 minutave.

Shtesat nuk sollën asgjë të re, ndaj për të gjetur fituesin u deshën penalltitë.

Në fund ishte Vllaznia më e saktë nga pika e bardhë, duke shënuar të 5 tentativat e saj, ndërsa për Partizanin gaboi të parën Skuka duke parë ekipin të dilte nga Kupa, teksa filloi festa shkodrane për këtë arritje.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1
27′ Aralica / 3′ Mala

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments