Superliga me shumë gjasa do të shtyhet. Nga mbledhja në Minsk mes presidentëve të Superligës, Top Channel mëson se nën praninë edhe të Presidentit të FSHF, Armando Duka, po diskutohet mundësia e vazhdimit të bojkotit.

Po ashtu po diskutohet mundësia e shtyrjes së kampionatit nga data 12 shtator për në fillim të tetorit për shkak të kombëtares, por edhe për shkak të asnjë reagimi nga qeveria që nga mbledhja e 5 gushtit ku u kërkuar rishikimi i kërkesave të presidentëve.

Ne mbledhjen e zhvilluar ne Minsk me te gjithe presidentet e Superliges, ne mes tyre ka qene i pranishem edhe sponsori i Vllaznise Alban Xhaferi.

Nese ndodh nje shtyrje e tille e kampionatit, ne pamje te pare do te ishte diçka e mire per skuadren shkodrane e cila eshte pak me vonese sa i takon pergatitjeve per sezonin e ri, megjithate edhe shtyrja nuk do te ishte normale duke pare edhe situaten e fundit qe futbolli shqiptar kaloi si rrjedhoje e pandemise.