Vllaznia mori një goditje të rëndë në javën e fundit të Superiores duke u mposhtur në shifrat 3-2 përballë Erzenit. Një disfatë që realisht nuk pritej duke parë edhe pretendimet që ka ekipi shkodran në këtë sezon. Por gjithsesi kuqeblutë nuk arritën të afroheshin madje as me kreun, pavarësisht hapave falsë të rivalëve si Tirana dhe Partizani.

Megjithatë statistikat e përgjithshme të shkodranëve deri më tani në kampionat nuk janë edhe aq negative, të paktën sa i përket shënimit të golave. Kjo pasi ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka shënuar 24 herë në 19 javë të kampionatit. Më mirë ka bërë vetëm Tirana kryesuese, ku bardheblutë e kanë gjetur 31 herë rrugën e rrjetës.

Edhe përsa i përket golave të pësuar, pavarësisht se këtu shifrat nuk janë aty ku priten, Vllaznia renditet në katër skuadrat që ka pësuar më pak. Ku ka pranuar deri më tani 20 gola. Më mirë ka bërë Tirana me 14 gola të pësuar, Egnatia me 15 të tillë dhe #uditërisht në këtë renditje momentale është Bylis në vendin e tretë me vetëm 19 gola të pësuar.

Golevarazhi i përgjithshëm i kuqebluve deri më tani është +4 gola, ndërkohë që në këtë aspekt Tirana është e pakapshme me 17 gola plus e ndërsa Egnatia është 5 gola plus. Këto janë të vetmet skuadra që janë më mirë se Vllaznia përsa i përket golavarazhit e ndërsa të gjithë ekipet e tjera kanë bërë më keq.

Shifra të tilla realisht që duhen përmirësuar nga ana e ekipit shkodran, që me ritme të tilla vështirë se mund të arrijë drejt titullit kampion.
Endri ÇINARI