Partizani merr edhe një sulmues në orët e fundit të merkatos. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin e kuq se drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me 25-vjeçarin nga Tetova, Remzifaik Selmani.
Ky i fundit është një futbollist i afirmuar prej kohësh në Maqedoninë e Veriut, ku ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës dhe Renovën.
Selmani ka qenë në pjesën e parë të këtij sezoni në klubin hungarez Mezokoveds, ku ka luajtur 6 ndeshje. Më parë ka qenë në Hungari edhe me klubin e Ujpeshtit. Në sezonin e kaluar me Renovën në Maqedoni arriti të shënojë 15 gola.
Te kuqte me blerjen e ketyre lojtareve po mundohen te mbushin boshllekun e krijuar nga largimi i Skukes dhe tashme mbetet per t’u pare nese do ia dalin apo jo.