HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPlori debutoi me humbje ndaj Egnatias, Josa dëshiron ta nisë me këmbë...

Plori debutoi me humbje ndaj Egnatias, Josa dëshiron ta nisë me këmbë të mbarë

Vllaznia do te luaje diten e shtune ndeshjen ndaj Egnatias. Kjo eshte ndeshja e katert mes dy skuadrave, mund te konsiderohet edhe si takimi i revanshit per Vllaznine.

Revanshi eshte per faktin se kuqeblute kete sezon nuk e kane fituar asnje ndeshje ndaj rrogozhinasve dhe me Egnatian duan patjeter te fitojne. Nga ana tjeter, perveç revanshit skuadres se Vllaznise, i duhen edhe tri piket.

Dy ndeshjet e pare u mbyllen ne barazim 1-1, si ne Rrogozhine, ashtu edhe ne Shkoder. Nderkohe, ndeshja e trete eshte mbyllur me humbjen e Vllaznise, 3-0.

Pikerisht ne kete te fundit debutoi trajneri Elvis Plori i cili e nisi me humbje, nderkohe qe per koincidence, po ndaj Egnatias do te debutoje trajneri Mirel Josa i cili mendon qe ta nise me kembe te mbare.

Kuptohet qe nuk do te jete e lehte, megjithate ne kampin shkodran ka besim se mund t’ia dalin t’i mundin rrogozhinasit dhe nese ndodh kjo, do te jete fitorja e pare ndaj tyre kete sezon.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments