HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me shpresë për Europën edhe nga kampionati

Vllaznia me shpresë për Europën edhe nga kampionati

Te Vllaznia nuk e kane vuajtur shume humbjen ndaj Tiranes, per vete klimen qe u krijua pas kesaj sfide, ku vemendja e te gjitheve kaloi te ndryshimi i trajnereve.

Perpos kesaj, Vllaznia i pati mundesite qe te mos dilte pa pike nga stadiumi “Selman Stermasi”, por ai takim eshte harruar dhe tashme fokusi eshte te sfida e rradhes me Egnatian.

Nga skuadra e trajnerit Josa kerkohet nje fitore, teksa ne tre fazat e tjera ndaj Egnatias, shkodranet kane nje humbje dhe dy barazime.

Vllaznia ndodhet ne vendin e peste, por shpresohet qe ekipi te futet ne Kupat e Europes direkt nga kampionati, duke marre maksimumin ne javet e mbetura. Ky mision nis qe kete jave ndaj Egnatias, ku kerkohet me çdo kusht fitorja.

Trajneri Josa e ka te plote grupin, me perjashtim te kapitenit Gurishta dhe sulmuesit Gjurgjeviç dhe me ndihmen e tifozeve shpresohet qe Vllaznia ta kaloje me sukses Egnatian dhe te mbeten me shprese qe deri ne fund te parakalojne Partizanin ose Kukesin ne renditje.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments