Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Herald Marku firmos me Vllazninë

ZYRTARE/ Herald Marku firmos me Vllazninë

Tashmë nuk ka më dilema, Herald Marku është zyrtarisht i Vllaznisë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë klubi shkodran përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Mesfushori shkodran mbylli dje marrëveshjen me Partizanin dhe sot firmosi një kontratë 1-vjeçare me të drejtë zgjatjeje dhe një vit tjetër me Vllazninë.

Ja njoftimi i klubit Vllaznia për këtë blerje të rradhës:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonê sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë sëbashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh.
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments