HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE10 afrime me dëshirën për të mos u ndalur, Egnatia mban të...

10 afrime me dëshirën për të mos u ndalur, Egnatia mban të hapur merkaton

Rrogozhinasit kanë qenë ndër ekipet më aktive të merkatos së kësaj vere. Duket se i ka mjaftuar një vit përvojë në Superiore presidentit të Egnatias, Agim Demrozi, për të bërë një përzgjedhje ndryshe nga sezoni i kaluar, duke filluar nga stafi dhe futbollistët që pritet të plotësojnë pritshmëritë e tij. Gjatë debutimit të Egnatias në Superiore në edicionin e shkuar, thuajse asnjëherë nuk patëm një formacion stabël në disa ndeshje radhazi.

Krejt ndryshe ka nisur puna këtë sezon, teksa janë vënë pikat mbi “i” duke afruar pranë tij njerëz profesionistë e me përvojë. Rrogozhinasit prej ditësh kanë startuar stërvitjet nën drejtimin e trajnerit durrsak, Edlir Tetova, si dhe afrimet kanë vijuar ditë pas dite. Ka pasur riformatim total të repartit të prapavijës, por nuk kanë munguar as afrimet e shumta në mesfushë e sulm.

Por tek Egnatia nuk e quajnë të mbyllur merkaton dhe priten të tjera risi. Mbetet të shihet se në cilin repart do të ketë përsëri afrime, gjithsesi grupi po shkon drejt kolaudimit të plotë.

Deri më tani Egnatia ka bërë 10 afrime, të cilët janë: Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Nehar Sadiki, Erald Hyseni, Abdurraman Fangaj, Geri Selita, Sodiq Atanda, Arbin Zejnullai, Flavjo Meçja.

Por rrogozhinasit presin afrime të tjera. Në seancat e këtyre ditëve skuadra ka vijuar punën pa futbollistët e huaj, të cilët priten që të deri të hënën të jenë bashkuar me grupin. Ekipi do të vijojë stërvitjet në Rrogozhinë deri në fund të kësaj jave dhe të hënën do të udhëtojnë drejt Ohrit për fazën intensive për sezonin e ri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments