HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEAda përforcohet edhe me dy futbollistë të Akademisë Vllaznia

Ada përforcohet edhe me dy futbollistë të Akademisë Vllaznia

Pas zyrtarizimit të afrimit të sulmuesit Vildan Kaçubela, mbrojtësit të djathtë Rigers Sekja dhe mesfushorit Rigers Xhahysa, merkatoja e Adës ka vazhduar sërish, pasi është bërë realitet afrimi i dy futbollistëve të tjerë.

Kështu, bëhet fjalë për dy ish-futbollistë të Akademisë Vllaznia, Samuel Asllani dhe Sidrit Barbullushi, të cilët janë bashkuar me ekipin e Adës, duke qenë nën urdhrat e trajnerit Altin Xhahysa.

Të dy futbollistët shkodranë, që më parë kanë luajtur me Akademinë e Vllaznisë, janë detyruar të gjejnë një skuadër tjetër dhe Ada do të jetë destinacioni i ardhshëm për ta. Asllani luan si mesfushor, ndërsa Barbullushi si sulmues, teksa afrimi i tyre e ka forcuar ekipin velipojak në organikë.

Në këtë mënyrë, por edhe me afrimet e tjera në vijim, pritet të shtohet shumë konkurrenca tek Ada. Objektivi për qëndrimin në Kategorinë e Parë duket se do të jetë lehtësisht i realizueshëm.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments