Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGolat me pikatore, java e 11-të e Superiores barazon rekordin negativ të...

Golat me pikatore, java e 11-të e Superiores barazon rekordin negativ të sezonit

Java e 11-të e Superiores ka mbyllur aktivitetin në ditët e mërkurë dhe të enjte. Elita e futbollit shqiptar është ndeshur mes tyre duke prodhuar edhe rezultate interesante, ku fundjava tashmë do jetë pushim në futbollin tonë. Kjo për shkak të impenjimit të kombëtares shqiptare në miqësoren kundër Katarit.

Por rezultatet e këtij raundi në Superiore kanë qenë shumë të ngushta, duke shënuar kështu një rekord negativ. Kështu në 5 ndeshje të kësaj jave janë shënuar 5 gola. Me një mesatare prej 1 goli për takim, ku dueli që ka pasur më shumë gola është ai mes Erzenit dhe Kastriotit të përfunduar në shifrat 1-1.

Nga 1 gol është shënuar në duelet Kukësi-Vllaznia (0-1), Laçi-Partizani (1-0) dhe Tirana-Egnatia (1-0), ndërsa 0-0 ka përfunduar dueli Bylis Teuta. Kjo javë ka barazuar rekordin negativ të javës së katërt, ku po ashtu në këtë edicion të Superiores u shënuan 5 gola në 5 ndeshje. Me përjashtim se në atë raund nuk janë shënuar gola në dy ndeshje.

Ku duelet kanë qenë me këto rezultate: Partizani-Erzeni (0-1), Laçi-Bylis (0-1), Kastrioti-Tirana (0-0), Egnatia-Vllaznia (3-0) dhe Teuta-Kukësi (0-0). Sëmundja e shënimit të golave me pikatore në futbollin tonë vijon prej vitesh e duket që në momentet që gara po futet në rrjedhën e duhur, skuadrat bëhen shumë pragmatiste në lojën e tyre.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments