HomeKRYESOREMurinjo i tregon derën Marash Kumbullës dhe piketon pasardhësin, në skenë del...

Murinjo i tregon derën Marash Kumbullës dhe piketon pasardhësin, në skenë del një klub i Serisë A për mbrojtësin shqiptar

Largimi nga Roma duket i pashmangshëm. Marash Kumbulla nuk bën pjesë në planet e Murinjos.

Ndeshjet e fundit mbrojtësi shqiptar i ka ndjekur nga stoli, duke marrë mesazhin e qartë se në janar duhet të shohë për një tjetër ekip.

Murinjo i tregon derën Marash Kumbullës dhe ka piketuar pasardhësin e tij.

“Calciomercato.com” raporton se Roma kërkon të marrë futbollistin e Volfsburgut, Miki van de Ven.

Sa i përket Kumbullës, në skenë për të del një tjetër klub nga Serie A. Fiorentina është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe 22-vjeçari shqiptar shihet si alternativa e duhur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments