Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTEBalaj jep asist dhe Rijeka fiton ndaj Splitit të Cikalleshit

Balaj jep asist dhe Rijeka fiton ndaj Splitit të Cikalleshit

Bekim Balaj nuk ka shënuar sot në fitoren e skuadrës së tij Rijeka ndaj ekipit të Splitit megjithatë ka qenë protagonist me lojën e zhvilluar dhe asistin e dhënë tek goli i dytë. Rijeka ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Splitit, skuadër në të cilën luan shqiptari tjetër-Sokol Cikalleshi. Kjo ka qenë ndeshje e vlefshe për javën e 31-të të kampionatit kroat. Spliti ishte shumë afër golit me anë të një goditje të lirë të ekzekutuar mjaft bukur nga Sokol Cikalleshi në minutën e 39-të nga rreth 25 metra, por topi pasi ndryshoi drejtim u kontrollua nga portieri Vargiç. Edhe Balaj pati një mundësi në minutën e 55-të, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit pas një topi të rikthyer nga portieri Zagorac.Dy golat e fitores të Rijeka-s u shënuan nga Tomasov (75’) dhe Ivançiç (90’+1), teksa në golin e dytë gjithçka erdhi pas krosimit të Bekim Balajt, një asist i shkodranit. (Në foto Balaj pas asistit).Kjo ishte fitorja e katërt rresht e Rijeka-s, ndërsa Spliti pësoi humbjen parë pas katër ndeshjesh.Të dy futbollistët e kombëtares shqiptare vazhdojnë të bëjnë paraqitje të mira në kampionatin kroat duke qenë protagonistë për ekipet e tyre.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments