Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMegi Doçi i jep fitoren Shqipërisë në miqësoren e dytë me Slloveninë

Megi Doçi i jep fitoren Shqipërisë në miqësoren e dytë me Slloveninë

Nëse në miqësoren e parë Shqipëria e femrave u mund 0-2 nga Sllovenia në ndeshjen e luajtur në Elbasan, krejt ndryshe ka ndodhur në miqësoren e dytë. Atë të luajtur sot në “Selman Stërmasi” ku vajzat kuqeblu të drejtuar nga trajneri shkodran Armir Grima, kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0. Autorja e golit të fitores ka qenë pikërisht golashënuesja më e mirë e kampionatit shqiptar, futbollistja e Vllaznisë Megi Doçi.

Ajo ka shndërruar në gol një 11-metërsh të akorduar nga ana e arbitrit të ndeshjes. Nëse në ndeshjen e parë, kapitenia Rrahmani e pat humbur 11-metërshin e akorduar, këtë herë stafi teknik ka vendosur t’ia besojë gjuajtjen e saj Doçit që nuk ka zhgënjyer duke shënuar dhe duke i dhënë fitoren Shqipërisë. Natyrisht që stafi teknik kishte bërë ndryshimet e duhura në skuadër,në krahasim me ndeshjen e para tre ditëve, kryesisht në mënyrën e të luajturit. Këto dy miqësore natyrisht që i kanë shërbyer trajnerit Grima për të testuar ekipin në prag të nisjes së ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Europian që do të nisin në muajin shtator.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments