HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArdhja e Balajt, sulmuesi i Vllaznisë bën gati 'valixhet' për të prishur...

Ardhja e Balajt, sulmuesi i Vllaznisë bën gati ‘valixhet’ për të prishur kontratën

Ante Aralica është sulmuesi që rrezikon më shumë largimin nga Vllaznia pas ardhjes së Bekim Balajt. Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit shkodran do të prishin kontratën me kroatin, por që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për dëmshpërblimin e tij.

Kontrata i skadon pas mbylljes së këtij sezoni dhe Vllaznia kërkon që të arrijë një marrëveshje për zgjidhjen e saj. Nje gje te tille e pranoi diten e sotme edhe vete presidenti Alban Xhaferi ne konferencen per shtyp.

Ne fakt largimi i tij pritej qe veren e kaluar, por ne ato momente ishte trajneri Josa qe duke patur besim ne aftesite e lojtarit, u kerkoi drejtuesve ta rinovonin kontraten me te, por me kalimin e javeve edhe vete ai u zhgenjye nga performanca e sulmuesit.

Ne keto rrethana tashme duhet tentuar zgjidhja e kontrates sepse eshte e qarte qe Vllaznia nuk ka me nevoje per sherbimet e Aralices. Per me teper qe tashme ka filluar te shfaqe gjoja edhe disa probleme demtimesh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments