...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë duel edhe pankinash, ‘nxënësi përballë mësuesit’ nesër në ‘Loro Boriçi’

Një duel edhe pankinash, ‘nxënësi përballë mësuesit’ nesër në ‘Loro Boriçi’

Java e 20-të e Superiores do shohë në fushë Vllazninë kundër Kukësit. Duel që do zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një ndeshje mjaft interesante, mes dy skuadrave që aktualisht po kalojnë forma të ndryshme në kampionat. Ku kuqeblutë vijnë pas dy humbjeve në Superiore.

E ndërsa kuksianët udhëtojnë drejt Shkodrës pas dy fitoreve. Që tashmë kanë ringjallur situatën e tyre në luftën për mbijetesë. Kjo bën që nesër me të vërtetë të pritet një duel shumë interesant mes dy skuadrave veriore. Por në vetvete ky është edhe një duel “ish-ësh” në pankina apo edhe një duel që mund të cilësohet si ai i “nxënësit përballë mësuesit”.

Kjo pasi tek Vllaznia drejton një figurë e mirënjohur e trajningut shqiptar siç është Mirel Josa. Ku kryeqytetasi gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe në Kukës, në vitin 2021. Një aventurë që nuk zgjati aq shumë për ish-mesfushorin. E në pankinën tjetër është Rrahman Hallaçi, i cili u vendos në krye të pankinës verilindore para pak javësh.

Po ashtu ish-mbrojtësi në sezonin 2009-10 ka qenë pjesë e Vllaznisë, e në këtë mënyrë mund të cilësohet një “ish”. Një duel edhe pankinasj nesër, ku përplasen dy breza të ndryshëm, një një përballje që pritet me goxha interes nga të dy ekipet. Kjo edhe për të parë vijueshmërinë e tyre në këtë edicion të Superiores.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.