Brezi i futbollisteve te datelindjes 1981 ka qene nje nga me te miret per Vllaznine e pas viteve ’90. Pjese e ketij brezi ishin emra qe kane lene gjurme me ekipin e Vllaznise si Amarildo Belisha, Albert Kaçi, Edmond Doçi, Gasper Ndoja, por edhe Admir Teli e ndonje tjeter.

Sa i takon ketij te fundit, ai pikerisht sot ka ditelindjen. Ish- mbrojtesi i qendres se kuqebluve feston 42 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te gazetes “Shkodra Sport” dhe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Teli eshte lidhur ne moshe te re me futbollin dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe pasi gjyshi i tij, ishte i madhi i futbollit shkodran Muhamet Dibra. Kalon te gjithe ekipet zinxhir te Vllaznise dhe shpallet kampion me te rinjte nen drejtimin e trajnerit Ismet Hoxha ne sezonin 1998-99.

Me pas kalon me te rriturit ne vitin 1999, nderkohe qe dy vjet me pas eshte pjese e Vllaznise qe do te shpallej kampion i Shqiperise, titull ky qe eshte i fundit aktualisht i fituar nga kjo skuader.

Do te vazhdonte te luante me ekipin shkodran deri ne vitin 2008, kur fitoi edhe Kupen e Shqiperise pas fitores ne finale 2-0 ndaj Tiranes ne ndeshjen e luajtur ne Elbasan.

Me pas largohet drejt Turqise ku firmos per ekipin Hacettepe me te cilin luan vetem nje vit, per te kaluar ne Azerbajxhan duke iu bashkuar ekipit Qarabag me te cilin do te luante per gjashte vite me rradhe, nga 2009 deri ne vitin 2015.

Gjate ketyre viteve nderkohe te karrieres se tij, ka qene pjese e vazhdueshme e te gjitha ekipeve kombetare te moshave, madje duke mberritur deri tek ekipi i pare me te cilin ka luajtur ne 19 ndeshje. Një karrierë interesante që e bën atë atë pjesë të rëndësishme të panteonit të futbollit shqiptar.
Gjergj KOLA