HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENdeshja në Pukë mes Tërbunit dhe Turbinës nuk përfundon, goditet arbitri anësor

Ndeshja në Pukë mes Tërbunit dhe Turbinës nuk përfundon, goditet arbitri anësor

Goditjet e gjyqtarëve në ndeshjet e kampionatit shqiptar janë bërë më të vazhdueshme në periudhën e fundit në të gjitha nivelet dhe sot në Kategorinë e Parë, më në fund është vendosur që të pezullohet takimi pas një ngjarje të tillë.

Sfida mes Tërbunit dhe Turbinës është pezulluar në minutat shtesë të saj, pasi gjyqtari ka vendosur në bashkëpunim me delegatin që sfida nuk mund të vazhdohej më si pasojë e dhunës ndaj gjyqtarëve.

Në minutën e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1-, vijërojtësi Xhuljo Mani nga kolegjiumi i Tiranës, ka anuluar një gol të skuadrës vendase. Situatë e cila ka sjellë vërshimin e sendeve të forta nga tribuna, një prej të cilave ka goditur gjyqtarin anësor, i cili më pas është rrethuar edhe nga lojtarët vendas që protestonin furishëm.

Ndeshja është ndërprerë dhe gjyqtarët kanë shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjeve. Aty, janë thirrur kapitenët e të dy ekipeve dhe u është komunikuar se ndeshja do të pezullohej në minutën e 93-të nga 9 shtesë të akorduar nga kryesori në fund të kësaj sfide të rëndësishme për mbijetesën për të dy skuadrat.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments