Pas Nelson Hyses, me triumf e ka mbyllur ndeshjen e sotme ne Podgorice edhe boksieri tjeter shkodran Armando Grishaj. Ai eshte ngjitur ne ring dhe ka triumfuar ndaj boksierit boshnjak Aleksandar Kuvac me nokaut.

Gjithçka eshte mbyllur ne raundin e trete, teksa kundershtari nuk ka arritur dot t’i dhuroje grushteve te Grishajt dhe si rrjedhoje ka rene ne tapet duke pranuar humbjen.

Per boksierin shkodran te lindur e rritur ne Australi, kjo ishte ndeshja e trete ne boksin profesionist teksa i ka fituar te treja me nokaut. Si rrjedhoje, nga vendi i 905-te Grishaj tashme eshte ngjitur ne vendin e 765-te ne ranglisten boterore.

Karriera e tij ka nisur ne menyre te shkelqyer dhe padyshim qe priten te tjera suksese ne te ardhmen sepse i ka te gjitha mundesite dhe talentin e tij.
Gjergj KOLA


NDESHJET E ARMANDO GRISHAJT NE BOKSIN PROFESIONIST:

Ndeshja 1 Armando Grishaj – David Romanic (Bosnje- Hercegovine) 23 janar 2023 ne Shkoder

Ndeshja 2 Armando Grishaj- Stanislav Gudz (Moldavi) 17 mars 2023 ne Tirane

Ndeshja 3 Armando Grishaj- Aleksandar Kuvac (Bosnje- Hercegovine) 1 prill 2023 ne Podgorice