Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE BOKSTriumf edhe për shkodranin tjetër Armando Grishaj. Fiton me nokaut ndaj boshnjakut...

Triumf edhe për shkodranin tjetër Armando Grishaj. Fiton me nokaut ndaj boshnjakut Kuvac

Pas Nelson Hyses, me triumf e ka mbyllur ndeshjen e sotme ne Podgorice edhe boksieri tjeter shkodran Armando Grishaj. Ai eshte ngjitur ne ring dhe ka triumfuar ndaj boksierit boshnjak Aleksandar Kuvac me nokaut.

Gjithçka eshte mbyllur ne raundin e trete, teksa kundershtari nuk ka arritur dot t’i dhuroje grushteve te Grishajt dhe si rrjedhoje ka rene ne tapet duke pranuar humbjen.

Per boksierin shkodran te lindur e rritur ne Australi, kjo ishte ndeshja e trete ne boksin profesionist teksa i ka fituar te treja me nokaut. Si rrjedhoje, nga vendi i 905-te Grishaj tashme eshte ngjitur ne vendin e 765-te ne ranglisten boterore.

Karriera e tij ka nisur ne menyre te shkelqyer dhe padyshim qe priten te tjera suksese ne te ardhmen sepse i ka te gjitha mundesite dhe talentin e tij.
Gjergj KOLA


NDESHJET E ARMANDO GRISHAJT NE BOKSIN PROFESIONIST:

Ndeshja 1 Armando Grishaj – David Romanic (Bosnje- Hercegovine) 23 janar 2023 ne Shkoder

Ndeshja 2 Armando Grishaj- Stanislav Gudz (Moldavi) 17 mars 2023 ne Tirane

Ndeshja 3 Armando Grishaj- Aleksandar Kuvac (Bosnje- Hercegovine) 1 prill 2023 ne Podgorice

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments