Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELajmi i madh vjen për Milanin para ndeshjes në Champions League, Napolit...

Lajmi i madh vjen për Milanin para ndeshjes në Champions League, Napolit do t’i mungojë ylli i ekipit

Napoli po shkëlqen në këtë sezon. Në Serie A ata janë shumë afër Scudettos, ndërsa në Champions League kanë arritur deri në çerekfinale dhe nesër përballen me duelin e parë në këtë fazë të kompeticionit.

Një nga lojtarët më të mirë të Napolit, sulmuesi nigerian Victor Osimhen, mungon në ndeshjen në San Siro.

Siç raporton “Tutonapoli”, media e specializuar për monitorimin e ngjarjeve në Napoli, Osimhen është larguar sot nga kampi stërvitor dhe nuk ka shkuar me skuadrën në Milano.

Shkak është bërë lëndimi i sulmuesit nigerian dhe Napoli nuk dëshiron të rrezikojë asgjë për ndeshjen tjetër të kthimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments