HomeKRYESOREShoku i tij zbulon gjithçka, ja ku do të luajë Lionel Mesi...

Shoku i tij zbulon gjithçka, ja ku do të luajë Lionel Mesi në qershor…

Ish-futbollisti argjentinas, Maksi Rodriguez, ka konfirmuar se ylli Lionel Mesi, do të kthehet në Argjentinë.

Kapiteni i skuadrës së “Albiceleste”, do të jetë një nga të ftuarit në ndeshjen që do të organizohet për nder të tij, më 24 qershor, në vendlindjen e të dyve, Rosario.

Gjatë një konference për shtyp, Rodriguez deklaroi se “Pleshti” do të jetë padyshim një nga të ftuarit dhe prania e tij do të përkojë me ditëlindjen e 36-të të kampionit të botës.

“Ai do të jetë pjesë e ndeshjes, por lista e të ftuarve do të finalizohet me afrimin e ngjarjes”, tha argjentinasi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments