HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ofertë Kainas për rinovim. Sulmuesi do më shumë hapësira aktivizimi

Vllaznia ofertë Kainas për rinovim. Sulmuesi do më shumë hapësira aktivizimi

Pavaresisht se ende nuk ka ndonje emer konkret, te Vllaznia po i bejne planet per te ndertuar skuadren e sezonit te ardhshem. Dhe gjeja e pare qe drejtuesit e saj kane bere, ka qene ulja ne bisedime me disa prej atyre qe u ka perfunduar kontrata.

Njeri prej tyre eshte edhe sulmuesi brazilian Kaina Nunes, per te cilin po flitet se ka interes edhe Tirana. Numrit 9 te kuqebluve i ka mbaruar kontrata dyvjeçare dhe tashme eshte nje futbollist i lire qe do te kerkoje natyrisht nje ekip me me shume hapesire.

Por sakaq, drejtori sportiv Plori mesohet se eshte ulur ne tavoline me te duke i bere oferte per te qendruar edhe ne sezonin e ri te Vllaznia. “Shkodra Sport” nderkohe meson se vete Kaina para se te bisedoje per anen financiare, ka kerkuar garanci per me shume aktivizim.

Si rrjedhoje çdo gje eshte lene e hapur dhe ne ditet ne vijim do te kete nje vendim perfundimtar te lojtarit nese do te qendroje serish ne Shkoder apo jo. Mbase ai pret ardhjen e trajnerit te ri, ai qe do te vendose per me shume aktivizim apo jo ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments