HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Partizani nuk mjaftohet vetëm për Europën, blindon portën dhe zbulon kontratën...

ZYRTARE/ Partizani nuk mjaftohet vetëm për Europën, blindon portën dhe zbulon kontratën e gardianit

Partizani ka arritur të sigurojë shërbimet e portierit Pano Qirko për 4 sezone. Gardiani 24-vjeçar që shkëlqeu në sezonet e fundit me Teutën, u huazua fillimisht te Partizani vetëm për ndeshjet e Europës por si duket të kuqtë janë bindur dhe kanë kërkuar që të kenë kartonin e tij.

Kështu, Partizani ka arritur marrëveshje me Teutën për transferimin përfundimtar të portierit, duke i ofruar një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimin e saj edhe për një tjetër sezon.

“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar.

Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës”, shkruan klubi i Partizanit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments