Futbollisti shkodran Visard Fikaj eshte futbollisti me i ri i ekipit te Lushnjes. Lojtari qe eshte formuar tek akademia e Aris Selanik ne Greqi, ka firmosur kontraten me lagunaret per nje sezon dhe do te jete ne dispozicion te trajnerit Magani.
Fikaj luan si mesfushor qendror, por herepashere eshte provuar te luaje edhe ne mbrojtje dhe pritet të jetë një përforcim mjaft i mirë i verdhjeshilëve. Ai eshte 22-vjeç dhe duke luajtur me Lushnjen, kerkon te tregoje vlerat e tij ne menyre qe te ngjise shkallet dhe te kape nje skuader te Superliges shqiptare.
I rritur ne Greqi, Visard Fikaj ka qene pjese e Akademise se Aris Selanik me te cilen ka luajtur deri ne moshen 19 vjeçare dhe me pas eshte transferuar ne Portugali ku eshte bashkuar me skuadren Lusitano VRSA.
Ai vjen tashme ne Shqiperi ne kete pervoje te pare ne futbollin tone dhe padyshim do ta shfrytezoje kete mundesi qe i dha Lushnja per te veshur fanellen e saj dhe per te bindur edhe drejtues te skuadrave te tjera per talentin qe ai zoteron.
Gjergj KOLA


