Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE konfirmuar, Bylis zgjedh trajnerin e ri

E konfirmuar, Bylis zgjedh trajnerin e ri

Bylisi i ka dhënë fund çështjes së trajnerit. Ballshiotët kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri teksa pas thuajse një skuadre të tërë të larguar, fillojnë nga puna për rindërtimin e ekipit.

Gjithçka do të nisë nga trajneri i cili do të jetë Febron Ziu. Ai është një emër jo pak i njohur për futbollin shqiptar teksa ka qenë një futbollist i Partizanit, Dinamos e Besës në vitet ’90.

Karriera si trajner është zhvilluar e gjitha në Amerikën e Jugut teksa fillimisht e nisi si drejtor sportiv te CSNA për të vazhduar me të njëjtin rol edhe te Norte America.

Në vitin 2014 mori edhe detyrën e parë si trajer me skuadrën e Deportivo Azogues e më pas trajner i ekipit të të rinjë të SD Aucas. Detyra e tij e funit ishte si asistent në Ekuador te CD River Plate./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments