Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Mister X' i mesfushës mbetet në tentativë, Dinamos i largohen objektivat e...

‘Mister X’ i mesfushës mbetet në tentativë, Dinamos i largohen objektivat e merkatos

“Mister X” i mesfushës, ende në tentativë Pas Albano Aleksit, Ardit Hilës e Fjoart Jonuzit, edhe Herald Marku u sfumua si pistë. Blutë nuk po arrijnë ende të finalizojnë një goditje të rëndësishme për qendrën e mesfushës, i shpallur që në fillim si një nga objektivat e parë të merkatos.

Tashmë opsionet janë limituar dhe mundësitë më të mëdha janë që “mister X” i mesfushës të vijë nga jashtë Shqipërisë, ndërsa emri mbetet për t’u zbuluar. Ky sektor ka më shumë nevojë, pasi ka pasur edhe largime.

Sabien Lilaj u tërhoq nga futbolli dhe tashmë është pjesë e stafit teknik të kryeqytetasve, Asion Daja mund të quhet i ikur tashmë edhe pse jo zyrtarisht. Sllovaku David Ivan nuk është në formën më të mirë fizike për shkak të dëmtimeve që ka pasur, edhe Ersildio Smaçi vjen nga dëmtimi i gjatë në gju.

Vetëm me këta lojtarë, të rinjtë Jordi Jaku, Alisio Preloshi dhe Presti Kasmollari apo edhe aktivizimin e mundshëm të Lorran de Oliveira në këtë pozicion, është e vështirë që të përballohet sezoni, kështu që duhet të paktën një blerje e rëndësishme për këtë repart.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments