HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPerformanca e Vllaznisë, Memelli surprizoi me lëvizjet e tij

Performanca e Vllaznisë, Memelli surprizoi me lëvizjet e tij

Vllaznia zhvilloi një lojë shumë të mirë mbrëmë në takimin e kthimit të Conference League përballë Linfield. Por pavarësisht se dominuan dhe fituan me rezultatin 1-0, kuqeblutë nuk arritën të kualifikoheshin. Kjo si shkak i humbjes 3-1, para 1 jave në Irlandën e Veriut apo edhe ndoshta disa gabimeve arbitrare që mbrëmë ndoshta ndikuan në shifrat përfundimtare.

Megjithatë performanca e shkodranëve ishte totalisht tjetër nga ajo e para 7 ditëve në Belfast. Skuadra kishte ritëm, dëshirë e po ashtu tregoi cilësi më tepër se kundërshtari. Ndikuar kjo edhe ngq atmosfera pozitive dhe përkrahëse që shfaqi tifozeria në shkallët e “Loro Boriçit”. Por edhe trajneri Memelli kishte ndryshuar disa gjëra në krahasim nga ndeshja e parë.

Kështu në pamje të parë skema që mund të ngjante me një 3-4-3 në fakt ishte një 4-3-3. Ku surpriza ishte Cheshmjedev si një mesfushor para mbrojtjes. Dhe realisht performanca e lojtarit nga Maqedonia e Veriut ishte goxha pozitive. Lëvizje e tillë bëri që më të avancauar të luanin Boshnjaku dhe Mala. Ku ky i fundit ishte shpesh i rrezikshëm me depërtimet e tij në drejtimin e zonës kundërshtare.

Nga krahët shpejtësia e Grudes që e nisi si titullar ndeshjen ishte shumë shqetësuese për kundërshtarin. Lëvizje të tilla nga ana e ish-sulmuesit tregoi se ai korigjoi shumë gjëra nga ndeshja e parë. Dhe pavarësisht zhgënjimit që sjell eleminimi, kjo skuadër me lojën që zhvilloi mbrëmë duket se garanton për sezonin e ri në Superiore. Ku kampionati ynë i futbollit do nisë pas 1 muaji dhe Vllaznia pritet të jetë më kompakte apo edhe më e kompletuar.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments