Justin Bespalla ka ironizuar Ismet Munishin për deklaratat kritike të këtij të fundit ndaj Ilir Dajës. Ish mesfushori i njohur i Superiores nuk i përmend emrin, por lë të nënkuptohet se për kë bëhet fjalë.

Ai i kujton trajnerit kosovar kohëzgjatjen e tij në krye të skuadrave që ka drejtuar. Ndërsa “qershia mbi tortë” është sugjerimi që të drejtojë Shqipërinë dhe Kosovën. Në postimin e bërë në facebook-un e tij, Bespalla shkruante:

“Kam ditë që lexoj shikoj dhe ndjek një trajner të madh kosovar. Jam i mendimit këtij trajneri duhet t’i jepet një mundësi e artë që t’i drejtojë të dyja kombëtaret njëkohësisht, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë për t’i kualifikuar të dyja Kombëtaret në eliminatoret e Europianit.

Ky trajneri tek të gjithë ekipet që ka drejtuar nëpër Evropë, më falni në Kosovë, nuk e ka zgjatur më shumë se dy muaj të drejtojë një ekip. Një sugjerim kam për këtë trajnerin: Bëhu më real dhe profesionist sesa qesharak!”.