Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMedia gjeorgjiane nuk e përtyp dot eliminimin e Dinamo Batumit: Tirana na...

Media gjeorgjiane nuk e përtyp dot eliminimin e Dinamo Batumit: Tirana na kujtoi verën e 2020, iluzioni po zhduket dalëngadalë

Tirana i ka dhënë një goditje të madhe Dinamo Batumit. Pas atij barazimi 1-1 në Air Albania, gjeorgjianët shiheshin si favorit për të kaluar më tej. Por kjo nuk rezultoi të ishte e vërtetë pasi bardheblutë fituan 1-2 në transfertë.

Media gjeorgjiane, “Lelo”, ka shprehur gjithë zhgënjimin e saj në lidhje me këtë takim.

“Tirana nuk e humbi mundësinë për të fituar dhe për të kaluar më tej. Na kujtoi verën e 2020, kur po kjo Tirana fitoi kundër Dinamo Tbilisit.

Për fatin e keq, janë kaq shumë raste ku ekziston një hendek i madh mes dëshirës së tifozëve dhe mundësisë që kanë ekipet tona. Niveli është larg dëshirës dhe kërkesës europiane. Iluzioni po zhduket dalëngadalë”, shkruhet në median gjeorgjiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments