HomeKRYESOREAscoli 'shtëpia' e futbollistëve shkodranë. Pas Haverit, edhe Kraja bashkohet me të

Ascoli ‘shtëpia’ e futbollistëve shkodranë. Pas Haverit, edhe Kraja bashkohet me të

Mesfushori shkodran Erdis Kraja do te luaje ne Seria B ne sezonin e ri, pikerisht me skuadren e Ascolit. Lajmin e ka bere te ditur vete klubi italian permes nje komunikate per shtyp ku ben te ditur edhe detajet e kesaj transferte.

23 vjeçari vjen ne huazim nga Atalanta, skuader qe vazhdon te mbaje kartonin e tij dhe ne fund te huazimit njevjeçar ekziston edhe mundesia e blerjes se kartonit te tij nese dy klubet bien dakord.

Erdis Kraja eshte rritur tek Akademia e Atalantes, madje eshte shpallur kampion i Italise per grupmoshen U19 me te. Me pas ne sezonin 2019-2020 rregjistron te patren eksperiencë profesionale jashtë Bergamos duke luajtur me Palermon në Serinë D, duke u dalluar në 21 ndeshjet e luajtura me te, teksa ka shënuar edhe 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

Ne sezonin 2020-2021 luajti me Perugia ne Seria C ku u aktivizua ne 32 ndeshje (plus 2 ne play off) dhe dha 4 asiste. Në sezonin 2021/22 ai u transferua tek Lecco serish në Seria C, ku u aktivizua ne 33 ndeshje ne kampionat, me 3 gola dhe 2 asiste), një në Kupën e Italisë dhe një në play-off.

Ne sezonin e kaluar nderkohe ishte serish pjese e Pescara ne seria C ku beri 35 paraqitje ndërmjet sezonit të rregullt dhe play-off-it, me 3 gola dhe 4 asiste. Nderkohe ne sezonin aktual tashme per here te pare do te luaje ne Seria B ku do te tregoje vlerat e tij me te mira.

Interesant eshte fakti se tek Ascoli, Erdis Kraja do te gjeje edhe nje tjeter futbollist shkodran, pikerisht mbrojtesin Kevin Haveri qe siç dihet, u transferua pak dite me pare tek kjo skuader nga Torino.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments