HomeKRYESORETer Stegen 'sulmon' Interin: Arritën me fat në finalen e Champions

Ter Stegen ‘sulmon’ Interin: Arritën me fat në finalen e Champions

Dihet që te Barcelona nuk kishte simpati të madhe për Interin dhe për të theksuar konceptin u kujdes Ter Stegen, portieri i katalanasve.

I intervistuar nga kolegët e Marca-s, numri një gjerman nisi një sulm ndaj zikaltërve që nuk kaloi pa u vënë re as në Spanjë: “Me Interin e kemi parë që me pak fat mund të arrish në finalen e Champions League”. Fjalë që do të bëjnë të diskutojnë edhe tifozët zikaltër.

Marrëdhëniet mes Interit dhe Barcelonës janë tensionuar veçanërisht pas përballjes së dyfishtë evropiane që u zhvillua në Champions League. Të dy klubet në veçanti luftuan për vendin e dytë në fazën e grupeve, që u dha zikaltërve akses për në raundin e 16-shes të garës për trofeun me veshë të mëdhenj pas Bayern.

Tensioni ishte rritur mbi të gjitha me rastin e ndeshjes së parë në San Siro, e fituar 1-0 nga zikaltërit falë golit të Hakan Calhanoglu. Xavi mbi të gjitha, ishte ankuar për një penallti të supozuar që nuk iu dha blaugranës pas një topi me dorë nga Dumfries.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments