HomeKRYESOREAsllani në fushë për 45 minuta, miqësorja mes Al Nasr dhe Interit...

Asllani në fushë për 45 minuta, miqësorja mes Al Nasr dhe Interit mbyllet në barazim

Al Nasr dhe Interi zhvilluan një duel miqësor në Osaka të Japonisë, e cila u mbyll në rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin arabët me Gharib në minutën e 23’, ndërsa zikaltrit rivendosën baraspeshën me Fratezin në minutën e 44’.

Në 45 minutat e dyta u aktivizua Kristjan Asllani, ndërsa Ronaldo u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Zikaltrit patën sërish raste për të shënuar, por pa mundur të finalizonin siç duhet.

Sfida e radhës për Interin do të jetë kundër PSG-së më 1 gusht.

REZULTATI:

AL NASR 1-1 INTER

Gharib 23′ / Fratezi 44′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments