Tayna është një nga reperet më të pëlqyera shqiptare dhe këngët e saj dëgjohen kudo.

Madje edhe nga shumë personazhe të njohur ndërkombëtarë. Midis tyre edhe futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior i cili shprehu hapur pëlqimin ndaj saj. Ai publikoi në ‘Instastory’ një pjesë të këngës së saj ‘Sicko’.

Dhe reperja shqiptare më në fund ka reaguar duke shprehur edhe ajo pëlqimin ndaj saj. Pasi Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 2:0  Tayna komentoi në foton e Vinicios dy duar në shenjë përgëzimi.