Në fundjavë përfundoi faza e dytë e Kategorisë së Parë në dy grupet përkatëse. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në bazë të rregullores së kompeticionit, ka zbardhur edhe kalendarin e ndeshjeve, që janë për t’u zhvilluar gjatë fazës së tretë të edicionit 2019/2020.

Interesant është fakti se menjëherë nisin përballjet e forta. Në Grupin A, kemi një përsëritje të javës së fundit në skuadrat e kreut, me ndryshimin e vetëm se Korabi e pret Kastriotin.

E njejta gje edhe per sfiden ne mes Beselidhjes dhe Erzenit por qe kete here do te luhet ne Shijak. Nga ana tjeter, nje gare e forte pritet te kete ne grupin e skuadrave qe do te luftojne per play- out.

Veleçiku fitoi te shtunen ndaj Dinamos dhe per momentin eshte i qete, megjithate kete jave do te udhetoje drejt Pukes per t’u ndeshur me Terbunin vendas dhe kuptohet qe veshtiresia eshte e madhe per te marre pike, megjithate ne ndeshjet e fundit djemte e drejtuar nga trajneri Duli kane treguar forme te mire sportive dhe shpresojne qe edhe te shtunen te marrin rezultat pozitiv.