Kategoria e Parë do të rikthehet sot me ndeshje të rëndësishme, aty ku në Grupin A janë shumë skuadra të cilat luftojnë për ngjitjen në Superiore. Sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e këtij grupit, ku përjashtim bën vetëm Erzeni-Shkumbini, pasi skuadra e Shkumbinit u dënua me përjashtim nga ky sezon dhe zbritje në Kategorinë e Dytë.

Kastrioti luan në shtëpi kundër Veleçikut, teksa në shtëpi luan edhe Korabi që pret Tërbunin në një takim delikat. Ndërkohë, Erzeni është pushim pasi në kalendar ka ndeshjen me Shkumbinin dhe dhuna e shfaqur në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos, e ka përjashtuar.

Dinamo që tashmë sheh dritë pas përjashtimit të Shkumbinit, luan kundër Burrelit teksa Egnatia pret skuadrën e Besëlidhjes. Kjo është java e 12 e Kategorisë së Parë dhe e fundit njëkohësisht për këtë vit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshjet:

13:00 Egnatia – Besëlidhja

13:00 Kastrioti – Veleçiku

13:00 Korabi – Tërbuni

13:00 Dinamo – Burreli