Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESkandali i basteve, Bonucci dinte gjithçka: ja çfarë rrezikon tani

Skandali i basteve, Bonucci dinte gjithçka: ja çfarë rrezikon tani

Skandali i basteve ka tronditur futbollin italian. Emri i Nicolo Fagioli-t ka qenë i pari që ka dalë nga hetimi i Prokurorisë së Torinos.

Mesfushori i Juventus-it është marrë në pyetje nga hetuesit dhe është vetë denoncuar.

Më pas kanë dalë edhe emrat e Sandro Tonali-t dhe Nicolo Zaniolo-s, gjithashtu të marrë në pyetje.

Sipas La Repubblica-s, ish-mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonuçi, dhe një pjesëtar i stafit kanë qenë në dijeni të basteve të Fagioli-t.

Kështu, hetimi mund të zgjerohet dhe të përfshijë edhe mbrojtësin e Union Berlin si njeri i informuar mbi faktet.

Në rast se konfirmohet se Bonucci ishte në dijeni të fakteve, ai rrezikon një skualifikim prej gjashtë muajsh për moskallëzim të shkeljes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments