HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETifozët e Erzenit organizohen për nesër në 'Loro Boriçi' në mbështetje të...

Tifozët e Erzenit organizohen për nesër në ‘Loro Boriçi’ në mbështetje të skuadrës së tyre

Erzeni do të udhëtojë ditën e nesërme për t’u përballur me Vllazninë në tranfertën e ‘Loro Boriçit’ ku do të zhvillojë ndeshjen e javës së 11-të të Superiores.

Shijakasit kërkojnë të kthehen më çdo kusht te fitorja pas 2 ndeshjeve të fundit ku u janë kënaqur vetëm lojës e jo rezultatit teksa kanë marrë vetëm 1 pikë.

Pozita në tabelë nuk lejon hapa fals dhe në Shkodër do të tentohet fitorja. Klubi shijakas u ka ardhur në ndihmë tifozëve teksa do të ketë sërish autobusa falas, si gjithmonë, për të zhvilluar një tjetër transfertë masive në Shkodër si ajo e vjetshmja.

Nderkohe edhe ne rradhet e tifozerise shkodrane duket se ka interes per kete takim, nisur edhe nga ndryshime ne pankine dhe prandaj presin nje reagim te skuadres se Vllaznise ne perballjen ndaj Erzenit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments