...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIldi Gruda ende jashtë skuadrës, në dyshim për ndeshjen e së dielës

Ildi Gruda ende jashtë skuadrës, në dyshim për ndeshjen e së dielës

Sulmuesi Ildi Gruda ka munguar në dy miqësoret që Vllaznia zhvilloi kundër Laçit dhe Besëlidhjes. Lojtari mësohet se ka pasur probleme fizike javën e fundit dhe nuk është stërvitur me grupin, por sipas asaj që konfirmoi trajneri Qatip Osmani, pritet që të jetë i gatshëm ndaj Kukësit.

Sot ekipi i është rikthyer i plotë stërvitje, por Gruda sërish nuk është stërvitur me grupin, ndonëse ka qenë i pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kjo e vë në dyshim aktivizimin e tij të dielën.

Gjithsesi, forma e Grudës do të shikohet në vazhdimësi dhe deri në fundjavë, kur edhe luhet ndeshja e javës së 19-të në Shkodër, stafi do të jetë më i qartë për sulmuesin e krahut, i cili e mbylli vitin 2023 me një tripletë në portën e Skënderbeut, ndërsa deri më tani ka shënuar 5 gola.

Mungesa të sigurta ndaj Kukësit për trajnerin Osmani do të jenë Esin Hakaj dhe Marko Juriç. I pari është i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës, ndërsa kroati ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.