HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBekim Balaj e ka një dëshirë: Kam provuar shumë emocione, por një...

Bekim Balaj e ka një dëshirë: Kam provuar shumë emocione, por një titull me Vllazninë do më shijonte shumë

Bekim Balaj është kryegolashënuesi i këtij sezoni të Superiores. Bomberi i Vllaznisë është lideri absolut i skuadrës si dhe kapiteni i saj.

Një karrierë e gjatë në Europë si dhe pjesë rregullisht e Kombëtares shqiptare, Balaj u rikthye në Shqipëri për të rikthyer Vllazninë tek titulli kampion.

Janë shumë pranë, dy ndeshje larg dhe në një prononcim për median e klubit, Balaj shpreh dëshirën e tij të madhe.

“Gjatë karrierës kam provuar shumë emocione, por një titull me Vllazninë do më shijonte më shumë. Jemi vetëm një hap larg finales, ju ftojmë të gjithëve në ‘Air Albania’. Bashkë ja dalim!”- shprehet Balaj.

https://youtube.com/shorts/UmTddTYa7KM?feature=share

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments