HomeKRYESORETuhel kusht për të qëndruar, Bajerni kthen përgjigje në fundjavë

Tuhel kusht për të qëndruar, Bajerni kthen përgjigje në fundjavë

Në fillim nisi me një peticion të bërë nga tifozët, më pas fjalën e morën liderët e fushës. Tomas Tuhel ka nga ana e vet pjesë të rëndësishme të Bajernit.

Mbështetja e tifozëve si dhe ajo e lojtarëve kryesorë të skuadrës kanë bërë që edhe dy skeptikët më të mëdhenj të punës së trajnerit të Mynih siç janë Karl-Hainc Rumenige dhe Uli Hënes të tërhiqen nga pozicioni i tyre fillestar.

Raportimet e orëve të fundit nga Gjermania flasin gjithëmonë e më shumë për qëndrimin e trajnerit në Mynih. Mësohet se lojtarë si Nojer, Myler, Kejn dhe Musiala nuk i kanë fshehur shoqërisë konsideratën për Tuhelin. Ky fakt së bashku me vështirësitë e drejtuesve për të gjetur një trajner të ri i kanë dhënë mundësi Tomas Tuhelit që të vendosi edhe një kusht për qëndrimin e tij në Mynih.

Ditën e djeshme në zyrat qëndrore të klubit në Mynih u vu re menaxheri i Tomas Tuhel, Olaf Mainking. Mësohet se Tomas Tuhel i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të qëndrojë në Mynih me kusht që t’i ofrojnë kontratë deri në 2026-ën. Përgjigja përfundimtare pritet në fundjavë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments