...
HomeKRYESOREMitaj rekordmeni për vetëm 9 ditë, Berisha surpriza e madhe e Sylvinhos

Mitaj rekordmeni për vetëm 9 ditë, Berisha surpriza e madhe e Sylvinhos

Mario Mitaj është pa dyshim një nga lojtarët që i ka surprizuar të gjithë. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe spikati që në kualifikuese dhe u konfirmua dhe në Euro2024, duke luajtur tre ndeshje të plota. Ndonëse në një moshë të re, Mitaj ka treguar shumë personalit në fushë e lojës, duke u përballur si i barabartë me kundërshtarë të një niveli shumë të lartë.

Mitaj arriti që të vendosë dhe një rekord në këtë europan, duke u bërë lojtari më i ri i Shqipërisë në një Europian, në moshën 20 vjeç 10 muaj e 9 ditë. Por ky rekord u mbajt nga mbrojtësi nga Malësia e madhe për vetëm 9 ditë.

Medon Berisha ishte surpriza e madhe e listës së Sylvinhos në Euro2024. Mesfushori i Lecces, ndonëse nuk kishte luajtur asnjëherë më parë me skuadrën e parë, u bë pjesë e listës së brazilianit për në finalet e europianit. Kapiteni i skuadrës U21-të Shqipërisë bëri dhe debutimin e tij me skuadrën e parë në ndeshjen me Spanjën, duke u bërë dhe lojtari më i ri i Shqipërisë që luan në finalet e një turneu madhor për kuqezinjtë. Berisha zbriti në fushë në moshën 20 vjeë 8 muaj e 3 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që luan në një europian për Shqipërinë.

Të dy konsiderohen si ndër lojtarët me të ardhme te Shqipëria dhe aktivizimi i tyre që në këtë moshë në një event kaq madhor, është një shenjë e madhe besimi, që pritet të shpërblehet në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.