Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka i ftuar ne emisionin “Opinion” u shpreh se Shqipëria e meritoi plotësisht fitoren me Serbinë.

Ai rrefeu dhe bisedat me trajnerin Stojkoviç dhe drejtuesit e federates serbe pas fitores së kuqezinjve. “Trajneri serb më tha se ju e merituat fitoren. Shqipëria e meritoi fitoren dhe tre pikët”.

Presidenti Duka tregoi edhe shkakun se pse sulmuesi Manaj u ndëshkua me të verdhë, pas festimit me simbolin e shqiponjës, pas shënimit të golit.

“Penalizimi ishte festimi i tij drejt pankinës serbe. Ekipi serb u soll në një mënyrë shumë korrekte, por vajtja atje krijon një lloj incidenti”, deklaroi Duka.

Ndryshe nga 11 vite më parë, Duka vlerësoi organizimin që Federata Serbe kishte ndërmarre për këtë ndeshje.

“Si rrallë herë, serbët na shoqëruan në aereport. Nuk kishim asnjë problem, mendoj se kanë bërë maksimumin për të zhvilluar një ndeshje normale. I kam falëndruar për organizimin, për kushtet shumë të mira”, tha Duka.

Por sa shanse ka Shqipëria për t’u kualifikuar në grup dhe të vijuar endrrën e Botërorit? Presidenti i FSHF-së zbulon këtë skenar.

“Duhet të marrim tre pikë nga Andorra, besoj se matematikisht jemi të kualifikuar”, u shpreh Duka.

Sakaq, Duka theksoi se nëse Shqipëria kualifikohet e dyta, shanset për të shkuar në Botëror jane 50 me 50, duke bërëte me dije edhe ekipet e mundshme, me të cilët mund të përballemi në Play Off.