Nga Endri ÇINARI
Ndeshja e rradhës për Vllazninë në kampionat do jetë ndaj Bylisit në transfertë. Një duel mjaft delikat që luhet ditën e shtunë në orën 14:00 për kuqeblutë. Ku ekipi i Martinit do kërkojë vijueshmërinë e rezultateve pozitive pas fitoreve ndaj Vorës dhe Elbasanit.
Por, trajneri shkodran në duelin ndaj mallakastriotëve duhet t’i bëjë llogaritë edhe me disa mungesa. Ku e sigurt është mungesa e Gjinit në këtë duel, si shkak i pezullimit nga 4 kartonët e verdhë të marrë në ndeshjet paraardhëse.
Gjithashtu me skuadrën nuk do jenë as Bismark dhe Qato, që ende vuajnë dëmtimet e tyre. Me dyshen që nuk janë rikuperuar në kohë, e ndërsa në dyshim është edhe Murataj. Ku mesfushori nuk ka marrë ngarkesën e plotë në seancat e fundit stërvitore.
Kështu formacioni i kuqebluve në këtë ndeshje ndaj Bylis pritet të nisë me Pohls në portë. I cili konfirmohet sërish në katërkëndorin e portës shkodrane. Në mbrojtje të sigurtë janë Gurishta dhe Bajrami, teksa ka një dilemë se kush mes Krymit dhe Çelikoviç do plotësojë treshen e prapavijës.
Ku në rast se do jetë Krymi që do vendoset në mbrojtje, do “hapet” vend për Salen në mesfushë. Me shkodranin që do i bashkohej kështu Dros dhe Kallakut në këtë repart. Teksa në të djathtë si zakonisht në javët e fundit do luajë Kastrati e ndërsa majtas do veprojë Jago.
Në sulm i konfirmuar si gjithnjë është kapiteni, Bekim Balaj, ku shtatlarti do ketë si mbështetje kryesore në repartin e avancuar edhe Malen. Me dyshen më të mirë të sezonit të shkuar që do udhëheqë ofensivën kuqeblu.(www.shkodrasport.com)