Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë zgjidhen në formacionin më të mirë të javës

Dy futbollistë të Vllaznisë zgjidhen në formacionin më të mirë të javës

Dy futbollistë të Vllaznisë, pikërisht mbrojtësi Melos Bajrami dhe mesfushori Ardit Krymi janë zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 7-të të “Abissnet Superiore” nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo e fundit ka publikuar pak minuta më parë 11-shen më të mirë të javës, të dalë nga mendimet e trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe pjesë e saj janë vlerësuar edhe dy futbollistët e Vllaznisë që janë vlerësuar për paraqitjen e tyre të mirë në ndeshjen ndaj Bylis të fituar me rezultatin 1-0.

Të tjerët janë Aldo Teqja i Dinamo City-t i cili mbajti të paprekur portën në ndeshjen kundër Egnatias. Mbrojtja përpos Bajramit përbëhet edhe nga Edison Ndreca (Egnatia), Saliou Sembene (Partizani) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).

Irgi Kasalla i Vorës dhe Xhoele Maçolli i Teutës përbëjnë krahët e mesfushës dhe në qendër qëndron futbollisti i Vllaznisë, Ardit Krymi.

Në sulm rreshtohen tre futbollistët: Bernard Karrica (Vora), Vusal Isgandarli (Partizani), Ibrahima Diallo (AF Elbasani).

Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur Arjan Bellai i Vorës, pas fitores 1-2 në transfertë kundër Elbasanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments