Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja triumfon në Pukë dhe mban 'fronin' në Kategorinë e Dytë

Besëlidhja triumfon në Pukë dhe mban ‘fronin’ në Kategorinë e Dytë

Besëlidhja e Lezhës vazhdon marshimin e sigurt drejt objektivave të saj. Në javën e pestë të Kategorisë së Dytë, skuadra lezhjane doli me tre pikë të arta nga transfertën e vështirë ndaj Tërbunit të Pukës, duke ruajtur kreun e renditjes.

Takimi nisi me kujdes nga të dyja skuadrat, që testuan njëra-tjetrën pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në pjesën e parë. Por pas pushimit, lezhjanët rritën ritmin dhe morën kontrollin e lojës.

Epërsia u konkretizua në minutën e 51-të, kur Rraboshta zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të bukur. Sulmuesi shkodran tregon edhe njëherë tjetër sesa i rëndësishëm është për këtë skuadër me lojën dhe golat e tij.

Vetëm dhjetë minuta më pas, Akansase vulosi fitoren me një goditje precize që la të pafuqishëm portierin vendas. Në mbrojtje, djemtë e Besëlidhjes u treguan të pathyeshëm, duke ruajtur portën të paprekur deri në vërshëllimën e fundit.

Edhe pse trajnerët provuan disa ndryshime taktike, rezultati mbeti i pandryshuar – Tërbuni 0–2 Besëlidhja – një fitore e pastër që e mban ekipin lezhjan në krye të klasifikimit.

Java e gjashtë e gjen sërish Besëlidhjen në transfertë, këtë herë në Koplik, ku do të përballet me Veleçikun, në kërkim të një tjetër triumfi për të konsoliduar pozitat në majë të tabelës.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments